Telegrafi

Çifti bashkëshortor fiton lotarinë për të tretën herë (Foto)

Barbara dhe Douglas Fink nga Kanadaja, për herë të tretë ia kanë dalë të qëllojnë numrat fitues të lotarisë.

Derisa gjatë dy herëve të mëparshme fituan shuma shifra gjashtëshifrore, kësaj radhe kapën preminë prej tetë milionë dollarëve, transmeton Telegrafi.

Për herë të tretë fitues…

“Gruaja dëshiron të blejmë shtëpi të re, ndërsa pjesën tjetër do t’ia japin vajzës dhe nipave, por pasi të kemi kryer një pushim jashtë vendit”, ka thënë Douglas.

Fitorja atyre u erdhi pasi kapën të gjashtë numrat e kërkuar. /Telegrafi/