Çifti bashkëshortor nga Wisconsin ka fituar gjysmën e çmimit kryesor prej 623,6 milionë dollarë në lojën e fatit “Powerball”, ka njoftuar sot lotaria e këtij shteti amerikan.
Tammy and Cliff Webster që jetojnë në Oneid, kanë fituar 316 milionë dollarë gjatë tërheqjes së numrave fitues gjatë 5 janarit. Tiketën fatsjellëse e kishin blerë në Kaliforni, transmeton Telegrafi.
Po konsiderohet si xhekpoti i shtatë më i madh në historinë e Powerball. E çifti Webster kanë zgjedhur opsionin që menjëherë të tërheqin 225 milionë dollarë pata të thata, në vend se të tërheqin paratë me rata gjatë një viti. E pas tatimit, atyre do t’ju mbeten 154 milionë dollarë.
"This is a wonderful blessing and we are incredibly thankful."
Meet $316.3 Million #Powerball jackpot winners, Tammy and Cliff W.
Congrats and #WelcomeToWINsconsin
— Wisconsin Lottery (@wilottery) February 7, 2022
“Gjithmonë kemi besuar që kemi gjasa të fitojmë nëse luajmë dhe tani është realizuar ëndrra jonë. Jemi falënderuar për këtë ngjarje”, ka thënë Tammy Webster, e bashkëshorti i saj theksoi se është “një bekim nga perëndia”.
Ata nuk kanë zbuluar sesi do t’i shpenzojnë paratë, por ajo çfarë dihet është se punonjësi i dyqanit ku u shit tiketa fituese do t’i fitojë nga çifti 100 mijë dollarë. /Telegrafi/