Një çift bashkëshortësh janë ngjitur në majë të vinçit pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë se do të hidhen. Çifti ndodhet sipër vinçit prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.
Policia ka shoqëruar rojën private që ruante kantierin. Nuk dihen arsyet që e kanë çuar çiftin të ngjitet mbi vinç ndërsa policia po negocion për zbritjen e tyre. /Telegrafi/