Telegrafi

Çifti atraktiv, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj paralajmërojnë duetin (Foto)

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, po i japin një vulë të madhe lidhjes së tyre.

Reperi shqiptar me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka konfirmuar se do të publikojë së shpejti projektin e ri, “Vetëm Ti”.

Dhe, në bashkëpunim me të nuk ësht askush tjetër pos Eni Koçit, bukuroshes ultra seksi, e cila është edhe e dashura e tij – gjithnjë sipas medieve shqiptare.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Të dy shfaqen në të bardhë, me Enin e cila spikat me një dukje fenomenale.

Genci dhe Eni janë në lidhje tash e sa kohë dhe me këtë këngë vetëm sa forcojnë dashurinë e tyre edhe në publik.

Eni së fundmi nisi biznesin e veshjeve për femra me Greta Koçin, kurse kënga dhe videoklipi do të punohet nga BlackFish.

Genc Prelvukaj ka kohë që s’ka publikuar këngë të re dhe është fokusuar në jetën private, e tash goditja pritet të jetë pushtuese për vjeshtën bashkë me Enin. /Telegrafi/