Llogaria zyrtare e Lojërave Olimpike në X ka shpërndarë së fundmi një postim për historinë e dashurisë së dy sportistëve argjentinas, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Ndërsa Lojërat Olimpike Paris 2024 po zhvillohen, me ceremoninë e hapjes së mbajtur më 26 korrik, në Paris janë mbledhur shumë sportistë.
Mes konkurrencës së ashpër dhe dëshirës për të shkëlqyer, ka pasur edhe momente romantike, duke përfshirë një propozim mes dy sportistëve argjentinas.
Një sportist filloi Lojërat Olimpike duke i propozuar para të gjithëve të dashurës së tij, një moment që u bë shpejt viral në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.
The first marriage proposal at the #Paris2024 Olympic Village! 💍🩵🤍
Pablo Simonet and Pilar Campoy had a very special moment surrounded by their handball and hockey teammates from Argentina. 😍
Congratulations, you two! All the best! 👏 pic.twitter.com/hJJyf9lBMI
— The Olympic Games (@Olympics) July 24, 2024
Bëhet e ditur se historia e dashurisë mes Pablo Simonet dhe Pilar Campoy u nda në X nga llogaria TheOlympicGames më 24 korrik.
Postimi me mbishkrimin “Propozimi i parë për martesë në fshatin Olimpik Paris 2024”, ka mbledhur mijëra shikime dhe pëlqime.
Videoja e propozimit është shpërndarë në Instagram edhe nga Pablo Simonet.
Në mbishkrim, ai tha se dashuria e jetës së tij i ka thënë po në vendin e ëndrrave dhe falënderoi miqtë e tij dhe disa bashkëpunëtorë që ia bënë ditën të veçantë. /Telegrafi/