Telegrafi

Çifti amerikan sjellin në jetë foshnjën që ka qime në këmbë, shpinë e kokën e mbushur me flokë

Të gjithë foshnjat e porsalindura janë të bukura, por disa kanë një pamje unike nga të tjerët.

Kështu është edhe Jonathani i vogël që ka lindur në spitalin Saint Paul në Minnesota, në orët e para të mëngjesit të 28 janarit, transmeton Telegrafi.

Një fytyre engjëllore që ua shkrin zemrat të gjithëve  – ka lindur i shëndoshë, por ajo çfarë e bën të veçantë është fakti se tërë kokën e ka të mbushur me flokë si dhe ka qime në shpinë dhe këmbë, shpatulla dhe krahë.

E prindërit krenar të vogëlushit, Anthony Lopez, 28-vjeç dhe Nancy River, 26, mbetën të habitur kur panë vogëlushin që e kishin sjellë në jetë.

Dyshja po e cilësojnë të birin e tyre si “njeri-ujk”. E infermieret që kujdesen për të janë tallur paksa së bashku me prindërit e tij, duke thënë se të paktën gjatë dimrit nuk do ta ketë të ftohtë.

Ajo çfarë ka gëzuar më së shumti është se mjekët ua kanë bërë me dije se nuk ka vend për brenga, kjo për faktin se qimet e vogëlushit do të bien me kalimin e kohës. /Telegrafi/