Telegrafi

Çifti amerikan ndiqet nga banditët e armatosur, mençuria e vozitësit i shpëton ata nga më e keqja (Video)

Një video tronditëse tregon momentin kur një çift amerikan i shpëtoi banditëve që përdornin “shpata” në një rrugë rurale në Kenia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Bryant Swenson po voziste në një rrugë të paasfaltuar pranë Maai Mahiu, Kenia, me gruan e tij Lauren më 30 nëntor, kur çifti – të cilët janë nga Utah, por jetojnë aktualisht në Nairobi – u gjendën para një furgoni të bardhë.

Duke qëndruar prapa furgonit – të njohur si një matatu – ishin tre burra të maskuar që besohej se po përpiqeshin të vidhnin makinën.

Kur Swensons iu afruan furgonit, banditët u shfaqën dhe u drejtuan drejt Toyota Land Cruiser të çiftit.

Bryant filloi të ecte mbrapa me veturën e tij, ndërsa burrat u vërsulën në drejtim të tyre, përpara se ai të vendoste këmbën në pedalin e gazit dhe të largohej me shpejtësi.

Lauren mund të dëgjohet duke pyetur: ‘A janë ata ende prapa nesh?’ derisa një pasagjer në pjesën e pasme konfirmon se burrat janë ende pas tyre.

Siç bëhet e ditur, më pas kanë qenë policia ata që kanë neutralizuar banditët. /Telegrafi/