Site icon Telegrafi

Çifti amerikan kupton se kanë jetuar 49 vjet pa letra

“Tërë këto vite jetojmë në mëkat. E në fakt tërë kohën kam qenë një djalë i lirë”, ka thënë bashkëshorti Frank.

Ata ishin kurorëzuar në kishën katolike në qytetin Wilmore më 6 tetor të vitit 1960, në praninë e dy dëshmitarëve dhe bijës pesëvjeçare të Bettyt. Çifti i ka zbuluar problemet me dokumente kohë më parë kur Betty po kërkonte të pensionohej. Ajo është shokuar kur në sistemin e ofiçarisë është theksuar si e pamartuar.

Prifti i cili i kishte martuar asnjëherë nuk i kishte dorëzuar letrat e kurorëzimit të cilat dëshmojnë ceremoninë e tyre. Çifti është duke bashkëpunuar me kishën në mënyrë që sa më parë të zgjidhin këtë problem. Bëjnë shaka se megjithatë nuk mendojnë të jetojnë ndaras deri atëherë.

Exit mobile version