Site icon Telegrafi

Çifti amerikan humb jetën, bien nga kodra 2,285 metra e lartë e parkut nacional Yosemite (Foto)

Dy persona kanë humbur jetën në parkun nacional Yosemite, pasi ranë nga kodra e lartë shkëmbore, ka njoftuar një zyrtar i këtij parku në Kaliforni.

Punonjësit e parkut sot kanë konfirmuar se janë duke u munduar të gjejnë trupin e një mashkulli dhe një femre, duke mos precizuar se kur është rrëzuar ky çift nga pika Taft që është 2,285 metra e lartë, transmeton Telegrafi.

Muajin e kaluar, një adoleshent nga Izraeli që kishte vizituar parkun nacional, ishte rrëzuar nga maja e kodrës Nevada që është mbi 180 metra e lartë.

Pika Taft është shumë e popullarizuar e në veçanti për çiftet që preferojnë të realizojnë fotosesion në peizazhe të papara.

Fotografi, Matthew Dippel, javë më parë ka shkrepur disa fotografi të një çifti në pikën Taft. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version