Jackie dhe Gilbert do t’i bashkohen listës së gjatë të milionerëve nga Kalifornia, pasi që të martën në mbrëmje fituan Jack-potin në lojën “Mega Millions”, e cila organizohet në 38 shtete amerikane.
Gilbert kohë më parë mbeti pa punë ndërsa Jackie e cila punon si gazetare për NBC-në deklaroi se me këto para të fituara jeta e saj nuk do të ndryshojë shumë, dhe se do të jetë e arsyeshme në shpenzimin e parave.
Jackie tha se nuk e ka ndërmend ta ndalë punën. “Natyrisht do të blejmë një shtëpi, e tërë bota ëndërron që një ditë ta ketë një shtëpi të veten. Punoj që 14 vite dhe nuk më shkon ndërmend ta lë punën”, tha ajo.
Shuma e fituar është e teta më e madhja në këtë lotari, të fituara deri më tash. Shanset për ta fituar jak-potin janë 1:175.711.536, thonë zyrtarët e lotarisë. /Telegrafi/