Telegrafi

Çifti, 100 dhe 99 vjeçar, në kahun e gabuar të autostradës

Zëdhënësja e policisë, Kaye Calder ka thënë se çifti ka arritur t’i evitonte automjetet, të cilat po vinin në drejtim të tyre gjatë së dielës, në autostradën më të ngarkuar të Zelandës së Re, afër kryeqytetit, Wellington.

Automjeti përfundimisht u përplas me një tjetër që po vinte në drejtim të tyre. Ata kanë pësuar lëndime të lehta.

Calder ka thënë të martën se çifti nuk duket se do të paditen dhe se policia ende është duke tentuar të përcaktojë se kush po e voziste automjetin në kohën e aksidentit dhe si kanë përfunduar ata në kahun e gabuar.