Showbizi në sferën ndërkombëtare është karakterizuar me çështje tejet dinamike, por që nuk kanë munguar edhe ndodhitë pozitive sikurse propozimet për martesë.
Fejesat e personazheve të famshëm shpesh tërheqin vëmendjen e medieve të shtypit rozë dhe fansave.
Lidhjet e personaliteteve të njohura gjithmonë ndiqen nga miliona njerëz në mbarë botën.
Fansat e shumtë përherë duan të dinë se çfarë po ndodh me jetën personale për secilin artistë.
Kush janë të famshmit të cilët u fejuan në vitin 2024?
Selena Gomez dhe Benny Blanco
Një prej fejesave që pa dyshim ka qenë më e përfolura është ajo e Selena Gomez dhe Benny Blancos.
Më 11 dhjetor 2024, këngëtarja e hitit “Love You Like a Love Song” ndau në Instagram se i dashuri i saj producent i kishte propozuar për martesë.
Paris Jackson dhe Justin Long
Një tjetër çift që u fejua në vitin 2024 është Paris Jackson (vajza e Micheal Jackson) me mikun e saj të grupit Justin Long.
Më 6 dhjetor 2024, dyshja njoftuan fejesën e tyre në Instagram.
Nina Dobrev dhe Shaun White
Pasi u ribashkuan në vitin 2019, Nina Dobrev dhe Shaun White njoftuan fejesën e tyre më 30 tetor 2024 në një intervistë për Vogue.
Ai i propozoi martesë aktores në The Golden Swan në New York.
Halsey dhe Avan Jogia
Një fejesë që po ashtu u diskutua ishte ajo mes aktorit Avan Jogia dhe këngëtares Halsey.
Këngëtarja e konfirmoi fejesën me Jogian më 12 shtator 2024 në rrjetin social X. Ajo në një postim të papritur iu referua atij si i fejuari.
Kaley Cuoco dhe Tom Pelphrey
Kaley Cuoco njoftoi muaj më parë fejesën e saj me aktorin Ozark, Tom Pelphrey. Fejesa e tyre bëri bujë edhe në mediet ndërkombëtare.
Emma Roberts dhe Cody John
Aktorja e njohur amerikane Emma Roberts, po ashtu do t’i japë fund beqarisë. Roberts, ka bërë të ditur se ajo dhe i dashuri i saj prej dy vitesh, Cody John, janë fejuar zyrtarisht.
Phoebe Dynevor dhe Cameron Fuller
Ylli i Bridgerton, Phoebe Dynevor dhe Cameron Fuller, një producent do të martohen së shpejti. E! News konfirmoi lajmin më 7 maj 2024, vetëm disa orë pasi aktorja të debutonte me unazën e fejesës në Met Gala 2024.