Nikki Goldstein nga Australia, që është njohëse e marrëdhënieve të çifteve, ka thënë se ata që postojnë gjëra romantike dhe sentimentale në Facebook, nuk e kanë jetën ashtu siç duket.
Madje, ajo pretendon se ata e urrejnë njëri-tjetrin dhe duan këtë boshllëk ta mbushin, përmes miqve virtual me të cilët nuk njihen personalisht, transmeton Telegrafi.
Të ashtuquajturit çifte të fuqishme, që ‘selfiet’ dhe postimet e ndryshme të tyre duken dhe tingëllojnë sikur janë duke bërë jetën përallore sikur në Hollyëood, janë duke mashtruar së pari vetën.
“Në të shumtën e rasteve, ata kërkojnë vëmendje dhe vlerësim nga njerëzit që si njohin, se sa nga partneri tyre”, ka thënë Goldstein. “Pëlqimet dhe komentet nga të tjerët, i ndihmojnë këta njerëz që të ndihen më mirë. Derisa injorohen nga personi që janë në lidhje, plotësohen duke u shfaqur se gjithçka është në rregull”.
Sipas saj, kjo mund të jetë indikator se ndonjëri nga partnerët mund të jetë kontrollues dhe mbikëqyrës i rreptë.
Në një hulumtim të bërë më parë nga Universiteti Brunel në Angli, me 555 shfrytëzues të rrjetit social Facebook, është gjetur se ata që postojnë shpesh për partnerin e tyre romantik, janë shumë të dobët dhe nuk kanë vetëbesim. /Telegrafi/