Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se që nga java tjetër, çiftet që kurorëzohen në komunën do të kenë mundësi ta mbjellin një dru në kryeqytet, i cili do ta ketë mbishkrimin e tyre dhe do të mbetet shenjë e bukur ambienti.
Ai në facebook ka shkruar se me këtë veprim edhe shënohet martesa edhe përmirësohet ambienti.
“Që nga java tjetër, çiftet që kurorëzohen në komunën e Prishtinës do te kenë mundësi ta mbjellin një dru në komunën tonë që do ta ketë mbishkrimin e tyre dhe do të mbetet shenjë e bukur ambienti. Edhe shënohet martesa edhe përmirësohet ambienti”, ka shkruar Ahemti./Telegrafi/