Nuk është diçka e re fakti se çiftet fjalosen për çështje financiare.
Problemet financiare janë shkaktari i shumë shkurorëzimeve, dhe kjo mund të jetë në veçanti e vërtetë për çiftet që kanë më pak se 5 milionë dollarë në xhirollogaritë e tyre, transmeton Telegrafi.
Sipas avokatëve të divorceve, thuhet se ndër përfitimet e të qenit të pasur është fakti se çiftet ndahen në mënyrë shumë miqësore.
Kjo sepse, sipas tyre, nëse keni më pak se 5 milionë dollarë, ju ende nuk e keni një “jetë të siguruar”. Pavarësisht ku jeni, nuk jeni të sigurt.
Vlen të ceket se ky konstatim është në bazë të përvojës së Randall Kessler, i cili punon si avokat i divorceve, dhe nuk është i bazuar në ndonjë studim të përmasave të mëdha.
Ai thotë se, duke pasur parasysh që financat gjithmonë do të jenë problem për çiftet, është mirë dhe gjë e mençur që çiftet ta arrijnë një marrëveshje paraprake para martesës rreth këtyre problemeve.
Kjo marrëveshje duhet të përfshijë se çfarë ndodhë me asetet si pronat, obligimet financiare si borxhet, etj., në rast se çifti shkurorëzohet. /Telegrafi/