Site icon Telegrafi

Çiftet që janë së bashku që nga shkolla e mesme tradhtojnë më së shumti

Ndoshta nuk e keni pritur, por personat që janë në lidhje me dikë që nga shkolla e mesme i kanë shanset më të mëdha për të tradhtuar.

Në të dhënat e reja nga Ashley Madison, është zbuluar se këto çifte janë më të prirat të tradhtojnë sepse eventualisht mërziten nga personi me të cilin kanë qenë prej një moshe shumë të re, transmeton Telegrafi.

Por, përse njerëzit zgjedhin ta tradhtojnë partnerin e tyre afatgjatë?

Sipas anketimit, përveç dëshirave seksuale, tradhtarët gjithashtu kërkojnë edhe vlerësim emocional të cilin nuk e marrin në shtëpi.

Por, prapëseprapë seksi është arsyeja numër një se përse njerëzit tradhtojnë.

Përveç seksit, njerëzit gjithashtu duan të eksplorojnë dëshira të reja dhe tjerët thjesht duan t’i ndjejnë prapë fluturat në bark! /Telegrafi/

Exit mobile version