Sipas CIES (Qendra ndërkombëtare për studime sportive) vlera e transferimeve në futboll do të bjerë për 28 për qind në afatin kalimtar të verës për shkak të krizës së shkaktuar nga coronavirusi.
Çmimi do të ndryshojë për secilin lojtar. CIES zakonisht bën llogaritje duke e shikuar edhe moshën e lojtarëve, kohëzgjatjen e kontratës, karrierës e tyre profesionale dhe ndeshjet e fundit.
CIES ka përdorur si shembull yllin francez të Manchester Unite, Paul Pogban.
Mesfushori aktualisht vlerësohet 65 milionë euro, por vlera e tij do të bie në 35 milionë euro gjatë verës.
Në pesë ligat kryesore të Evropës, kjo rënie e çmimit do të ndikojë më së shumti në klubin e Marsilles.
Sipas CIES, ky klub të ketë një humbje prej 38 për qind në vlerën e lojtarëve.
Në Spanjë, Real Betisi do të jetë skuadra me më shumë ndikim, me lojtarët e tyre që do të humbin rreth 33 për qind nga vlera e tyre. /Telegrafi/