Site icon Telegrafi

Ciel De Beaute sjell në Prishtinë markën numër një britanike për kujdesin e lëkurës Elemis

Kujdesi për lëkurën është i rëndësishëm pasi ndihmon atë të qëndrojë në gjendje më të mirë.

Një rutinë efektive mund të ndihmojë në parandalimin e akneve, trajtimin e rrudhave dhe mbajtjen e lëkurës tuaj në gjendje më të mirë.

Qendra estetike Ciel De Beaute me qendër në Prishtinë e bënë këtë të mundur për ju në mënyrën më të mirë.

Me përdorimin e produkteve të markës britanike Elemis, markë kjo me mbi 30 vjet ekspertizë që fokusohet në ofrimin e rezultateve të provuara me produkte të kujdesit për lëkurën, të kombinuara me teknologji të përparuar të patentuar, rezultatet mahnitëse në fytyrën tuaj janë të garantuara.


Me një enterier mahnitës, plot ngjyra dhe jetë, qendra estetike ka fokusin ekskluzivisht vetëm te lëkura, duke ofruar kështu këto shërbime jo vetëm për femra por edhe për meshkuj.

Telegrafi për Femra ka vizituar ambientet e qendrës dhe përmes një video ua prezanton vendin si dhe sjell një trajtim për kujdesin e lëkurës, të realizuar me makinën unike ‘Elemis Biotec’:

Exit mobile version