Telegrafi

Cicinho rikthehet te Roma

Mbrojtësi gjeti pak hapësirë nën trajnerin Claudio Ranieri dhe siguroi një huazim te Sao Paolo. Sidoqoftë, klubi brazilian nuk u shpreh i interesuar t’ia vazhdojë huazimin deri në fund të vitit.

Cicinho ka kontratë me Romën edhe dy vite, por romakët shpresojnë të gjejnë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, pasi që Cicinho definitivisht nuk është në planet e trajnerit. Thuhet se Santosi është i interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit. /Telegrafi/