Telegrafi

Cicinho: Dua të largohem nga Roma

“Tashmë e kam sqaruar dëshirën time (për t’u larguar) disa herë. Dikush ka thënë se planifikoj të kthehem te Sao Paolo, mirëpo klubi nuk është në gjendje të më blejë”.

“Po ashtu kam menduar ta përfundoj kontratën me Romën… Situata është në pritje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në janar”, ka thënë Cicinho për TV Globo. /Telegrafi/