Telegrafi

Cicinho do të qëndrojë te Roma

Të mërkurën, Il Corriere Dello Sport shkroi se braziliani do ta vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër, mirëpo agjenti Riccardo Sarti thotë se Cicinho do të qëndrojë në Olimpico.

“Cicinho është i qetë dhe ai gjithmonë stërvitet për atë që pritet nga ai te Roma. Tash për tash, gjërat nuk janë të lehta për të, mirëpo ai është i qetë”.

“Ai është lojtar i Romës, por nëse klubi vendos ta shesë atë, atëherë do ta evaluojmë hapin e radhës. Tani për tani, ai dëshiron të qëndrojë te Roma dhe nuk e ka në plan largohet”, ka thënë agjenti për Calciomercato.it. /Telegrafi/