Site icon Telegrafi

“Ciceroni shqiptar i Hitlerit – Historia e prishtinasit Iljaz Bazna (Cicero)” nga Bashmir Xhemaj është gati!!! Bëjeni pre-order!

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se autori i librit “Një shqiptar në CIA”, Bashmir Xhemaj, tashmë ka përgatitur për botim librin: “CICERONI SHQIPTAR I HITLERIT: HISTORIA E PRISHTINASIT ILJAZ BAZNA (CICERO)”.

Për ta bërë edhe më të veçantë këtë botim, shtëpia botuese “Dukagjini” ju mundëson ta porositni librin paraprakisht, të nënshkruar nga autori, dhe përfitoni 10% zbritje.

Këtë mund ta bëni përmes linkut: https://preorder.dukagjinibotime.com/ ndërsa pagesën e realizoni pas pranimit të librit.

Shënim: Libri “Ciceroni shqiptar i Hitlerit” paraqet historinë e Iljaz Baznës, një shërbëtori të thjeshtë që punonte në Ambasadën Britanike, i cili vendosi të hynte në botën e spiunazhit.

Iljaz Bazna, i cili shumë shpejt u bë i njohur me nofkën Cicero për gjermanët, jo vetëm që hyri në këtë botë, por sot e kësaj dite mbeti njëri ndër spiunët më enigmatikë që kanë ekzistuar.

Ai arriti të zbulonte informacione mbi operacione shumë të rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore, madje edhe për operacionin e famshëm D-Day, për të cilin Hitleri nuk i besoi.

Rrugëtimin e Ciceros si një nga spiunët më të rrezikshëm të kohës – pa mitizime – përfshirë dhe historitë e dashurisë së tij, na i solli mjeshtërisht Bashmir Xhemaj përmes këtij libri.

Shënim për autorin:

Bashmir Xhemaj është studiues. Ka punuar gjatë si gazetar.  Është autor i librit “Një shqiptar në CIA”. Ka diplomuar në Shkenca Politike dhe Komunikim Politik.

Exit mobile version