Site icon Telegrafi

Ciceronët në Maqedoni nuk dinë gjuhë të huaja (Video)

Në fund të sezonit turistik, punëtorët turistik nuk janë shumë të kënaqur me rezultatet e arritura. Përveç në qendrën më të madhe të vendit tonë, Ohër, ku për shkak të ngjarjeve turbulente u anuluan shumë aranzhime, në qendrat e tjera turistike nuk janë anuluar shumë nga rezervimet e caktuara, thonë nga kjo degë ekonomike. Problemi kryesor ende është se si ti kthejmë turistët vendor në qendrat vendore turistike.

“Turizmi vendor shënon rënie, por, nëse ndryshojmë diçka në të ardhmen duke ndërmarrë masa adekuate, ne do ti propozojmë Qeverisë ta zbatojmë praktikën e Spanjës dhe Greqisë, që gjatë dimrit kur nuk ka turizëm, të jepen subvencione dhe hotelierët të ofrojnë çmime më të ulëta për turistët vendor”, tha Sllave Siraçevski, Zëvëndës kryetar i Odës turistike pran OEM-së, njofton TV21.

Një nga propozimet që i pranoi Qeveria ka për qëllim që ti kthejë turistët e vendit. Kjo iniciativë ishte një nga temat në emisionin Klik Plus në TV21. Angell Dimitrov i cili ka përvojë të madhe në këtë sferë, kërkoi që K-15 të jepet si vauçer i cili do të mund të shfrytëzohet në vendet turistike të vendit tonë.

“Është mirë nëse mund të blini një pallto ose televizor të ri me shumën prej K-15, por këto mjete paguhen me qëllim që ti shfrytëzoni për pushime. Prandaj duhet të shfrytëzohen me këtë qëllim. Vauçeri duhet të shfrytëzohet në çdo vend turistik në Maqedoni”, u shpreh Angel Dimitrov, punëtor turistik.

Problem tjetër janë edhe objektet e paregjistruara të cilat ofrojnë akomodim, si dhe ciceronët pa leje që organizojnë udhëtime turistike nëpër Maqedoni duke marrë në mënyrë të paligjshme 40% nga përfitimi i ciceronëve të cilët posedojnë leje për ta kryer këtë veprim. Për këtë shkak bëhet përpjekje për të ulur ekonominë gri në turizmin.

“Duhet pasur inspektim turistik në nivel shtetëror ku do të monitorohen edhe inspektorët turistik që të mos jenë në të njëjtën kohë edhe ciceron edhe të ofrojnë akomodim privat, të mos më keqkuptojnë, por në këtë mënyrë do të ulet ekonomia gri”, u shpreh Branko Bosillkov, Kryetar i Cicëronëve.

Në Maqedoni ka 380 ciceronë aktiv të cilët e flasin gjuhën angleze, por vetëm dy prej tyre e flasin gjuhën holandeze, dhe hotelierët mendojnë se kjo nuk mjafton duke e marrë parasysh numrin e madh të turistëve holandez. Sipas ankesave të turistëve të huaj, ciceronët nuk e dinë sa duhet historinë e vendit, nuk vishen në mënyrë adekuate dhe kanë problem me gjuhët e huaja, ndërsa turistët paguajnë nga 70 euro për grup për një udhëtim turistik.

Exit mobile version