Kthimi i David Luiz te Chelsea nuk ka qenë i lumtur, pasi ai në ndeshjen debutuese u mposht nga Liverpooli në shtëpi me rezultat 2-1.
Braziliani pritet ta ketë të vështirë që të gjejë në skuadër dhe kthimi i tij nuk është pritur edhe aq mirë nga mediat angleze.
Të premten Luiz e nisi nga minuta e parë në humbjen ndaj Liverpoolit dhe nuk shkëlqeu, por kritikat për të nisën që para ndeshjes.
Rreth 30 minuta para fillimit të ndeshjes në faqen e mbrojtësit në Twitter u shfaq një foto e fanellës së brazilianit në dhomat e zhveshjes, si dhe shkrimi: “Ruani qetësinë dhe filloni numërimin mbrapsht: 30 minuta”.
Analistët e Sky Sports, Jamie Carrager dhe Thierry Henry janë treguar të ashpër, duke kritikuar hapur lojtarin, i cili sipas tyre nuk e ka pasur mendjen te loja dhe ka qëndruar me telefon në dorë.
Megjithatë, shumë tifozë, por edhe futbollistë e kanë mbrojtur Luizin pasi aktualisht shumica e futbollistëve në Ligë Premier nuk i menaxhojnë vetë rrjetet sociale dhe kanë persona të tjerë që merren për këtë punë. /Telegrafi/
Keep calm and start the countdown: 30 minutes! #DL30 #DavidLuiz #Chelsea #PremierLeague #ContagemRegressiva30minutos pic.twitter.com/wD4GTMQGR9
— David Luiz (@DavidLuiz_4) September 16, 2016