Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do t’i merr të gjitha masat për të arritur që deri më 17 prill të pastroj listën zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo u bë e ditur nga kreytari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, pas takimit të KSHZ-së me 20 ambasada të huaja në Klubin e deputetëve në Shkup.
Çiçakovski shtoi se do të gjejnë mundësi për shqyrtimin e të gjitha adresave të dyshimta të cilat i dërgojnë qytetarët, do të verifikohen detajisht, si edhe do të bëhet verifikim në terren i vendeve të dyshimta.
Ndryshe, ky takim u mbajt me kërkesë të ambasadorëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare të cilët janë interesuar të dijnë se deri ku është arritur me krahasimin e të dhënave dhe si ecën verifikimi në terren i votuesve të dyshimtë./Telegrafi/