Këngëtarja e famshme Ciara ka realizuar së fundmi setin e saj më të ri fotografik.
Këtë radhë ajo vjen tejet provokuese, duke pozuar nga dhoma e saj e gjumit.
Nga fotografitë që ajo ka publikuar në rrjetet sociale, Ciara shfaqet e veshur vetëm në një këmishë të bardhë, po thuajse e zbërthyer.
Me flokë në stilin gërsheta dhe pa makijazh fare në fytyrë, ajo dukej edhe më tërheqëse.
Këto fotografi, ajo ia ka besuar bashkëshortit Russell Williams, të cilin edhe e ka etiketuar në çdo fotografi të hedhur në Instagram.
Ciara shquhet si një prej këngëtareve më sensuale, e cila ka ditur gjithnjë të bëjë për vete fansat me paraqitjet e saj provokuese. /Telegrafi/