Këngëtarja amerikane, Ciara, së bashku me partnerin e saj, Russell Wilson, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka publikuar një video duke zbuluar gjininë e fëmijës përmes disa tabave me ngjyrë, shkruan Page Six.
“Djema, nëse është rozë, çfarë do të jetë,” pyeti Ciara djalin pesëvjeçar Future dhe vajzën dyvjeçare Sienna në klip, të cilët u përgjigjën: “një vajzë”.
Ciara më pas vazhdoi duke i pyetur fëmijët e saj nëse ata shpresonin për një vëlla apo një motër në të ardhmen.
Të njëjtën pyetje i bëri edhe bashkëshortit të saj, ku ky i fundit u shpreh se çfarë do që Zoti ka për ne, ajo dua që të jetë.
Kur ata vendosën që të gjuanin me ngjyra, rezultoi të jetë ngjyrë blu, ku menjëherë pas kësaj e gjitha familja filluan të kërcenin në oborrin e shtëpisë.
Ciara njoftoi në muajin janar se ajo dhe Wilson janë duke pritur fëmijën e tyre të tretë së bashku./Telegrafi/