Këngëtarja amerikane, Ciara, shfaqi me krenari barkun e saj shtatzënë në premierën e filmit “The Color Purple” në Los Angeles.
Ajo e zbukuroi me copa folie në ngjyrë floriri dhe vendosi të vishte një këmishë, mantel dhe pantallona. Dukjen e kompletoi me një model flokësh të zhveshur, grim të theksuar dhe vathë.
Në premierën e filmit të përmendur morën pjesë edhe shumë personazhe tjera të famshme, përfshirë Oprah ëinfrey dhe Taraji P. Henson.
Ciara njoftoi në gusht se po pret një fëmijë me bashkëshortin e saj, Russell Wilson. Çifti ka një vajzë gjashtëvjeçare dhe një djalë trevjeçar. Po ashtu, këngëtarja ka një djalë nëntëvjeçar të quajtur Future Jr. nga lidhja me ish- të fejuarin, Future.
Kujtojmë se në fillim të këtij viti, 38-vjeçarja ishte shënjestër e komenteve negative për shkak të fustanit të tejdukshëm që kishte veshur në festën e Vanity Fair, e cila u zhvillua pas ceremonisë së Oscars. /Telegrafi/