Janë Ciara dhe Russell Wilson vendosën për të befasuar me një ide jo fort të zakonshme për njerëzit famshëm.
Bëhet fjalë për vendimin e tyre që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale derisa të kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë, shkruan Cosmopolitan.
Të paktën kështu thuhet të ketë ndodhur për vendimin e tyre, pothuajse për një vjet e gjysmë lidhje me fejesë për çiftin.
Ciara dhe Russell kanë bërë të ditur që gjatë kësaj periudhe në mendje kishin marrëdhëniet shoqërore për të realizuar synimin e tyre duke qenë një çift i shëndetshëm derisa do bëhen prindër, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja madje ka thëne se nuk do donte të ndryshonte asgjë në lidhje me veprimin e tyre të përbashkët edhe nëse do të kthente kohën prapa.
“Me vendimin që ne zgjodhëm të kalojmë jetën, mundësuam formimin e një lidhjeje të fortë, duke qenë madje miq të vërtetë”, ka theksuar Ciara.
Këngëtarja e shndërruar në modele u martua me futbollistin amerikan në qershor të vitit të kaluar.