Ciara ka publikuar projektin e ri të saj me videoklip.
Videoklipi elektrizues vjen në formë të njëhimni të vallëzimit që e tregon atë që pikërisht ajo di të bëjë më së miri.
Klipi i përqëndruar në vallëzim është xhiruar nga vet Ciara dhe Parris.
Ciara, që festoi përjvetorin e dytë të martesës me Russell Weilson këtë muaj, po bën gati edhe albumin e ri për të cilin ka premtuar më shumë hite vallëzimi.
“Dua ta bëj botën të vallëzojë”, u shpreh ajo për Haper’s Bazaar kohë më parë.
Ciara ka kohë që s’ka lansuar projekte dhe pritet që gradualisht të rikthehet me hite tjera. /Telegrafi/