Modelja dhe aktorja amerikane, Ciara Princess Harris dhe futbollisti i njohur amerikan, Russeel Wilson, dëshirojnë të zgjerojnë sa më shumë familjen e tyre.
“Nëse e pyesni Russell, ne po flasim për tetë fëmijë”, ka thënë ajo për Extra, duke treguar se bashkëshorti i saj dëshiron t’i ketë afro tetë fëmijë.
“Ne me të vërtetë dëshirojmë të kemi më shumë fëmijë, ne kemi kohë për atë”, ka vazhduar më tej Harris.
Çifti po ashtu janë prindër të vajzës, Sienna, dy vjeçare, dhe Future, pesë vjeç, djali i këngëtares amerikane me reperin Future.
Me këtë të fundit, vazhdon akoma të luftojë në gjykatë, pasi këngëtarja ka kërkuar nga gjykata që të detyrojë atë për të vizituar djalin që të krijojë një agjendë të re të udhëtimeve për djaloshin katër vjeçar.
Ndërkohë, Ciara, 34-vjeçe dhe partneri i saj, Wilson, 30-vjeç, kanë festuar përvjetorin e martesës së tretë në muajin korrik.
Këta të fundit, për festën e Halloween u shndërruan si çifti i famshëm botëror, Beyonce dhe Jay Z, të cilët po ashtu dukeshin mjaft të njëjtë. /Telegrafi/