Telegrafi

Ciara bëhet sërish nënë, mirëpret fëmijën e tretë me bashkëshortin Russell Wilson

Foto: Instagram

Këngëtarja e famshme, Ciara, njoftoi të hënën se është bërë nënë sërish.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Russell Wilson, kanë mirëpritur fëmijën e tretë, një vajzë që e pagëzuan me emrin – Amora Princess Wilson.

Ylli ndërkombëtar postoi një fotografi të foshnjës, por nuk bëri të ditur datën e lindjes.

“Ne ju duam shumë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ciara

Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Sienna, 6 vjeçe dhe djalit Win, 3 vjeç, të cilët erdhën në jetë përkatësisht në prill 2017 dhe korrik 2020.

Ciara gjithashtu ka dhe një djalë 9 vjeçar, Future, nga lidhja e mëparshme me Future.

Fituesja e ‘Grammy’-it ndahet nga reperi në 2014, duke vazhduar me Wilson vitin e ardhshëm. /Telegrafi/