Ciara dhe Future vazhdojnë të luftojnë në gjykatë.
Kësaj radhe bëhet fjalë për vizitueshmërinë e djalit të tyre që po ashtu mban emrin Future.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, Ciara ka kërkuar nga gjykata që të detyrojë babain e djalit për të vizituar djalin që të krijojë një agjendë të re të udhtimeve për djaloshin katër vjeçar.
Nëse gjykata dështon ta bëjë këtë, Ciara është gati ta bëjë një tjetër padi për të vulosur çështjen.
Ciara pohon se Future shpesh është një baba që i mungon djalit duke shtyrë vizitat e caktuara, shpesherë në minutën e fundit. Ai ndonjëherë e lë djalin të presë me nënën e tij dhe gjyshen pa kaluar shumë kohë me të, që ka shkaktuar kështu edhe konflikt me agjendën e saj.
Ciara thotë se nuk i pëlqen trajtimi i djalit të tyre dhe kërkon një agjendë të re të vizitueshmërsië, me këngëtaren që kërkon më kujdes më të madh të djalit të saj.
Ish-çifti që ishin më parë të fejuar, mirëpritën djalin e tyre në maj të vitit 2014.
Ata ishin të përfshirë në një betejë ligjore mbi kujdesin ndaj djalit që shumë herë ka qenë edhe temë e rrjeteve sociale dhe mediave amerikane. /Telegrafi/