Agjencia e Inteligjencës Amerikane – CIA ka publikuar disa imazhe të cilat thuhet se paraqesin fillimin e luftës në Afganistan, përkatësisht momentet kur një ekip u nis për të ndjekur Al Kaedën, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një imazh të marrë tetë ditë pas sulmit shihen zyrtarë të armatosur rëndë të CIA-s në bordin e një helikopteri Mi-17 Hip.
Aty bashkë me vete ata thuhet të kenë pasur 3 milionë dollarë para në tre kuti – pasi autoritetet shpresonin se do të ndihmonin komandantët e Aleancës Veriore (NA) për të paguar trupat dhe bindin fiset e tjera që të mbështetën në Aleancën, në vend se të luftojnë kundër tyre.
Gjithashtu thuhet se ata duhej të blinin pajisje në Afganistan pas mbërritjes për të përballuar terrenin e thyer dhe mënyrat e transportit, përfshirë edhe shalë të kuajve.
Detaje të tjera të publikuara nga agjencia përfshijnë faktin që oficerët e CIA-s, duke mos ditur se kur ose nëse do të ktheheshin nga misioni i nisur ditë pas sulmit më vdekjeprurës terrorist në tokën amerikane, azhurnuan financat dhe testamentet e tyre personale për të përgatitur familjet e tyre për largimin e tyre.
I quajtur projekti #15Days, ai shikon se si një ekip prej shtatë operativësh paraushtarakë të CIA-s dhe një ekuipazhi të tre personave të fluturimit – me kodin JAWBREAKER – ishin të parët në terren në betejën kundër Al-Kaedës dhe mbështetësve të saj taleban.
Kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi 2.977 njerëz u vranë kur terroristët e Al-Kaedës rrëmbyen aeroplanët dhe i fluturuan drejt e në Qendrën Botërore të Tregtisë, Pentagon në Virginia dhe në një fushë në Pensilvani. /Telegrafi/