Telegrafi

CIA shkatërron videot e hetimeve

CIA thotë se videokasetat u shkatërruar për të mbrojtur sigurinë e agjentëve sekretë.

Në një letër dërguar të gjithë punonjësve të CIA-s, drejtori i agjencisë, Michael Hayden, tha se videot ishin bërë në vitin 2002 si pjesë e një programi sekret hetimi që filloi me arrestimin e udhëheqësit të dyshuar të Al Qaedas, Abu Zubaydah.

"Videokasetat përbënin një rrezik serioz të sigurisë," tha zoti Hayden.

"Nëse ato do të dilnin ndonjëherë në publik ato do të lejonin identifikimin e kolegëve tuaj të CIA-s duke i ekspozuar ata dhe familjet e tyre para hakmarrjes së Al Qaedas dhe simpatizantëve të saj,"shkruante drejtori i CIA-s.

Mendohet se ato kishin materiale që tregonin trajtim të ashpër të dyshuarve.

CIA pranon se këto hetimi ishin të ashpra. Ato madje mund të kenë përfshirë praktikën famëkeqe, tani të ndaluar, të simulimit të mbytjes me ujë.

Shpjegimi i CIA-s për shkatërrimin e videokasetave nuk pranohet nga grupet e të drejtave qytetare dhe nga disa politikanë të lartë që vënë në dukje se CIA-s i është kërkuar në të shkuarën informacion për videokasetat – për shembull nga komisioni hetimor i sulmeve të 11 shtatorit – dhe ajo kishte mohuar ekzistencën e tyre.