Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë arritur të zgjedhin misterin e CIA-s, të publikuar në Twitter ku kërkohet të gjejnë dallimin në dy fotografi.
Agjencia e Inteligjencës amerikane (CIA) ka postuar gjatë të martës dy fotografi të një lagjeje të një qyteti, ku sfidon të gjithë të gjejnë 10 ndryshimet që janë në këto dy fotografi, transmeton Telegrafi.
#TuesdayTrivia #DiscovertheCIA
Put your observation skills to the test. Can you spot the 10 differences in the photo below?
Check back tomorrow to see if you found them all. pic.twitter.com/pKeaAqSLwz
— CIA (@CIA) September 8, 2020
“Nëse i gjeni 10 ndryshimet, atëherë jeni shumë i mirë. Gjithmonë kërkoni për mundësi tjera për të mësuar më shumë”, thuhet në postimin e CIA-s.
E një përdorues shumë i zoti ka arritur që për dy minuta të gjej disa detaje që CIA-së i kanë shpëtuar – një vijë e hollë në anën e majtë të fotos dhe logoja e veturës në anën e majtë e cila mungon. /Telegrafi/