Site icon Telegrafi

CIA përballë furtunës, Wikileaks publikon mijëra dokumente të reja

Wikileaks ka tronditur sërish më publikimin e materialeve të reja. Bëhet fjalë për disa ‘file’ (dosje) tepër sekret të agjencisë amerikane të spiunazhit CIA, ku janë të zhvilluar softe të përparuara se si përgjohen njerëzit.

Bëhet fjalë për programe shumë të përparuara ku CIA mund të ndërhyjë me përgjime aty ku askujt nuk ja merr mendja, deri në ambientet intime në banesa.

Edhe një televizor në banesat e njerëzve mund të shndërrohet në objektin nëpërmjet të cilit CIA të ndjekë çdo bisedë me cilësi të lartë.

Plot 8761 dosje me materiale janë publikuar për herë të parë nga Wikileaks dhe pas tronditjeve të viteve të fundit që ka pësuar nga Snowden, këto materiale do zhysin në një krizë të re CIA-n, sipas Wiklileaks që shton se këto janë vetëm ‘maja e ajsbergut’.

Organizata e Julian Asange mund të ketë në dorë edhe mijëra materiale të tjera që kompromentojnë rolin e agjencisë inteligjente. Sipas Wikilekas “CIA ka humbur arsenalin e vet kundër hakerave”.

Mes materialeve që posedohen, ka edhe programe që përdoren për të sulmuar grupimet e hakerave apo edhe shtete të ndryshme. Por këto materiale, Wikilekas ka vendosur të mos i publikojë pasi rrezikohet të bien në duar të gabuara dhe të sjellin kaos në sistemin informatik botëror.

A janë përdorur metoda legale për përgjimin e njerëzve nëpërmjet këtyre softeve apo jo? A janë shkelur të drejtat e njeriut? Kush janë objektivat?

Këtyre përgjigjeve Wikileaks nuk ka mundur t’u japë përgjigje përmes dokumenteve të siguruara, por ajo që është e sigurt se tashmë kapacitetet e CIA-s që mbaheshin të fshehta janë zbuluar.

Gjithsesi, nga analizimi i materialeve, pritet të zbulohen edhe shumë veprime kompromentuese siç paralajmërohet./java/

Exit mobile version