Site icon Telegrafi

CIA: Koreja e Veriut kërkon të krijojë një arsenal bërthamor të besueshëm

Koreja e Veriut kërkon të krijojë një arsenal bërthamor të besueshëm, për të kërcënuar SHBA-në, jo thjesht për të krijuar një “stoli” për të mbrojtur regjimin e Kim Jong-Un, konfirmoi sot drejtori i CIA-s.

“Kim Jong-Un nuk do të ndalejë me një test të vetëm të suksesshëm”, theksoi Mike Pompeo para Institutit amerikan të Biznesit.

“Etapa e ardhshme logjike do të jetë zhvillimi i një arsenali armësh, që nuk do të jetë një raketë e vetme, një stoli, as diçka që do ta tregojë gjatë një parade”, shtoi ai.

“Drejtuesi koreano-verior kërkon të ketë kapacitetet e nevojshme për të kryer disa lëshime të këtyre raketave në të njëjtën kohë”, theksoi kreu i agjencisë amerikane të shërbimit sekret.

Sipas tij, CIA mendon se Pheniani kërkon të jetë më shumë se thjesht një kërcënim teorik. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version