Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) ka hapur të enjten llogarinë në Instagram, me një fotografi e cila ka bërë përshtypje në rrjetet sociale, madje duke u vlerësuar edhe si “misterioze”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, postimi debutues në llogari paraqet një tavolinë dhe me një përshkrim ku thuhet: “Unë spiunoj me syrin tim të vogël”.
Por agjencia gjithashtu paraqitur disa vezë të Pashkëve, duke përfshirë edhe simbolin origjinal të agjencisë.
Një përfaqësues i CIA-s ka thënë se agjencia synon ta përdorë llogarinë si një mjet rekrutimi dhe për të rritur transparencën në lidhje me aktivitetet e saj.
Ndryshe, siç thuhet tutje, CIA që tashmë ka një llogari në Twitter, e cila ka më shumë se 2.5 milionë ndjekës, por llogaria duket se përdoret kryesisht për të rekrutuar agjentë të rinj dhe për të ofruar histori mbi agjencinë dhe disa nga figurat e saj kryesore gjatë viteve. /Telegrafi/