Telegrafi

CIA: Ekonomia shqiptare u rrit 3.1 % më 2010

CIA ka përfshirë në analizën e saj llogaritjen e të ardhurave për frymë dhe madhësinë ekonomike në vend. Sipas këtij raporti, inflacioni vijon të jetë i ulët dhe stabël, ndërsa vlerësohet se qeveria ka marrë masa të ulë kurbën e krimit.

“Së fundmi qeveria ka adoptuar edhe një paketë fisklae, nëpërmjet së cilës synohet reduktimi i ekonomisë informale dhe tërheqja e investimeve të huaja,” thuhet në raportin e cituar nga gazeta Mapo.

Të ardhurat e emigrantëve kanë qenë burimi kryesor i furnizimit të ekonomisë, që sipas raportit përbëjnë 15 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, gjë që ka ndikuar në përmirësimin e deficitit tregtar.

Për sa i përket sektorit të bujqësisë, raporti vlerëson se mbetet ende shumë i pazhvilluar dhe në stad familjar. Në lidhje me sektorin e energjisë, raporti i CIA-s vë në dukje se përpos furnizimit me energji nga hidrocentralet, është ndërtuar një termocentral i ri në Vlorë që mund të ndihmojë në diversifikimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/