Telegrafi

Churkin: Qasja ruse ndaj Kosovës ruan stabilitetin

"Çdo qasje tjetër, shpie drejt jostabilitetit dhe i bën dëm jo vetëm regjionit, të drejtës ndërkombëtare dhe stabilitetit ndërkombëtar, por edhe vet Kosovës”, ka thënë Churkin, duke kundërshtuar pohimet se pas 120 bisedimesh, më nuk duhet të ketë bisedime të tjera.

Churkin ka kritikuar negociatat e udhëhequra nga Ahtisaari, për shkak që sipas tij, ai paraprakisht kishte vendosur për rezultatin e tyre – pavarësinë e Kosovës – ndërkaq ka shtuar se, bisedimet e udhëhequra nga Treshja e Grupit të Kontaktit, kanë treguar se megjithatë, "me bisedime do të mund të arrihet një marrëveshje në mes të dy palëve".