Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara,Vitaly Churkin ka vdekur në moshën 64 vjeçare.
Churkin njihej për qëndrimet e ashpra anti-kosovare. Madje, ai në vitin 2013-të në selinë e Kombeve të Bashkuara, në New York kishte zbrazur mllefin ndaj Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Kur Hoxhaj po i adresohej mediave, Churkin kishte ndërhyrë.
“Nuk ke të drejtë të jesh aty dhe të flasësh pa prezencën e UNMIK-ut”, kishte thënë ai.
“Nuk mendoj kështu”, ishte përgjigjur Hoxhaj që pasi kishte përfunduar adresimin e tij, ishte nisur drejt Churkinit dhe i kishte zgjatur dorën, transmeton Klan Kosova.
Churkin më pas kishte thënë për gazetarët kosovarë se ishte thjesht një këshillë miqësore.
https://www.youtube.com/watch?v=-JAWTUcj7hg