Site icon Telegrafi

Churchilli ndaloi raportin për UFO-t për të mos krijuar panik

Nipi i një oficeri të forcave ajrore britanike, i cili ishte njëri prej truprojave personale të Churchillit i shkroi Ministrisë britanike të Mbrojtjes për këtë incident në vitin 1999. Rrëfimi i tij dhe reagimi i Churchillit, të prezantuara në formë dokumentesh u publikuan të enjten nga Arkivi Nacional i Britanisë.

Në bazë të këtij dokumenti, gjyshi i këtij burri kishte dëgjuar Churchillin të fliste për një incident me gjeneralin amerikan të kohës së luftës, Dwight Eisenhower. Sipas raporteve të dorëzuara te Churchilli thuhej se një fluturake luftarake derisa po kthehej në Britani nga një mision ishte ndjekur nga një UFO derisa po kalonte bregun britanik.

Ekipi i aeroplanit raportohej ta kishte fotografuar objektin, për të cilin thuhej se ishte afruar shumë pranë aeroplanit, para se të largohej me shpejtësi.

Sipas kësaj letre që përshkruan këtë incident: “Z. Churchill kishte reaguar menjëherë: ‘Kjo ngjarje duhet menjëherë të klasifikohet si sekret pasi mund të krijojë panik te masat e gjera dhe të luhatë besimin te kisha’”. /Telegrafi/

Exit mobile version