Sulmuesi nigerian, Samuel Chukwueze ishte i papërmbajtshëm në fitoren e Villarrealit ndaj Real Madridit të shtunën mbrëma.
Villarreali fitoi me rikthim 3-2 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.
Më meritori për këtë fitore të “Nëndetëses së Verdhë” ishte padyshim sulmuesi nigerian, Chukwueze, i cili shënoi dy gola.
Përveç kësaj, Chukwueze ishte i papërmbajtshëm duke bërë shumë driblime dhe vetë golat erdhën pas disa driblimeve.
Goli i parë i 23-vjeçarit erdhi në minutën e 39-të, ku pas një topi në zonë arriti ta driblojë pamëshirshëm Nacho Fernandezin brenda zonës, ndërsa portieri Thibaut Courtois nuk pati asnjë shans për ta pritur.
Chukwueze sent nacho to the shops😭😭😭 https://t.co/ybUTGuZmIA
— 🕊️ (@R1FCB) April 8, 2023
Për golin e dytë, Chukwueze (80’) përsëri bëri disa lëvizje të mira jashtë zonës, ndërsa pas shmangies së kundërshtarëve dha një goditje të fortë nga distanca duke çuar topin në këndin e sipërm të anës së majtë të Courtois për golin e fitores 3-2.
Me këtë dy gola, ylli nigerian ka shkuar në kuotën e gjashtë golave dhe gjashtë asistimeve deri tani në La Liga. /Telegrafi/
The commentator named all the Nigerian football legends he could remember.
Chukwueze was out for Real Madrid this night😂. https://t.co/vGe0jWOkiI— Anambra 1st son (@UchePOkoye) April 8, 2023