Site icon Telegrafi

Chuck Norrisi mbron furrën e bukës

Furra në Split të Kroacisë ishte thyer pothuajse çdo javë derisa nuk e kanë vendosur posterin e kampionit të karatesë me një mbishkrim i cili thotë: "Ky dyqan është nën mbrojtjen e Chuck Norris".

Tani, furra nuk është vjedhur që një muaj.

Shitësja Mirna Kovac ka thënë: "Të bëhemi të sinqertë, krejt kjo punë ka nisur si shaka por ka funksionar me të vërtetë. Hajnat nuk janë afruar moti. Duket se njerëzit e respektojnë atë”.

"Të gjithë njerëzit këtu i kanë parë filmat e tij dhe ai është një karakter shumë i popullarizuar, ndoshta edhe në mesin e kriminelëve, prandaj kanë vendosur të na lënë rehat", ka shtuar Kovac.

"Kemi pasur disa myshterinj të cilët kanë ardhur dhe na kanë pyetur nëse mund të marrin autografin e Chuck Norris. Ka prej atyre që me të vërtetë besojnë se ai është duke qëndruar në depon e lokalit tonë i gatshëm për të rrahur shkelma hajnat”, ka përfunduar ajo.

Exit mobile version