Telegrafi

Chuck Norris: Çdo gjë e bëj për familjen, karriera nuk është e rëndësishme (Foto)

NORTH HOLLYWOOD, CA - JUNE 26: Actor Chuck Norris and his wife Gena O'Kelley arrive at the Academy of Television Arts and Sciences Hall of Fame Induction Ceremony on June 26, 2004 in North Hollywood, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Pika e dobët e të fortit Chuck Norris është bashkëshortja e tij, Gena O’Kelley. Ai ishte njohur me manekinen dhe aktoren para më shumë se 20 vjetësh, derisa ishte në lidhje me një grua tjetër.

Gena ka pasur një rol të vogël në serinë e tij “Walker, Texas Ranger” dhe pastaj ishin dashuruar. Ata u martuan më vitin 1998 dhe janë prindër të binjakëve 16-vjeçarë, Dakota Alan dhe Danilee Kelly.

(Foto: Getty Images)

Çifti jeton në Teksas dhe diferenca ndërmjet tyre në moshë nuk i pengon ata të kenë jetë të lumtur.

Chuck ka hequr dorë nga karriera si aktor dhje iu përkushtua tërësisht bashkëshortes së tij të dytë. Arsyeja është tragjike. Gena në vitin 2012 shkoi për vizitë në rezonancën magnetike dhe mori një reaksion serioz në një mjet kontrasti, të cilin e ka marrë tri herë në tetë ditë.

(Foto: Getty Images)

“Disa orë pasi kam marrë injeksionin më është dukur sikur i gjithë trupi po më djeg. Kisha dhimbje të tmerrshme dhe nuk mund të merrja frymë, kisha dhimbje edhe në nyje. Gjashtë herë përfundova në spital brenda disa javësh. Pas kësaj, mjekët më thanë se është e mundur që të jem helmuar me mjetin kontrast”, është shprehur Gena, citon KP.

Lexo po ashtu Chuck Norris u shpëton dy infarkteve të njëpasnjëshme!

Ajo ka pasur edhe probleme neurologjike dhe dhimbje të vazhdueshme, për shkak të të cilave nuk ka mundur të çohet nga shtrati.

(Foto: Getty Images)

“Chuck ishte çdo ditë skaj shtratit tim. Nuk është larguar nga shtrati për pesë muaj. Jam lutur të mbijetoj për të rritur fëmijët tanë”, ka thënë më tej gruaja e Norris.

Pas gjetjes së terapisë alternative, 54-vjeçarja sot ndihet më mirë, por rregullisht shkon në terapi dhe për asnjëherë nuk është rikuperuar në tërësi.

(Foto: Getty Images)

Çifti e ka akuzuar spitalin, në të cilin besohet se Gena ishte helmuar.

“Çdo gjë që bëj, e bëj për familjen. Karriera nuk është e rëndësishme. Vetëm dëshiroj që ajo të jetë më mirë”, ka thënë aktori 77 vjeçar.