Site icon Telegrafi

Chuck Lamb është i vdekuri më i popullarizuar

Miliona njerëz kanë vizituar faqen e tij të internetit “www.deadbodyguy.com” në të cilën 52 vjeçari publikon video xhirimet dhe fotografitë e tij, ndërsa hobi i tij u shpagua. Lamb, i cili njihet me pseudonimin Dead Body Guy, fitoi një rol në filmin horror “Thanks Killing” dhe komedinë “Stuffs”.

“Kjo ishte realizim i ëndrrave të mija”, tha Lamb për “Metro” duke shtuar se dëshira e tij gjithmonë ka qenë të jetë i vdekuri më i famshëm në botë.

Ai tha se skenat në të cilat ai “gjithmonë vdes” kryesisht i imagjinon bashkëshortja e tij edhe pse për shumë njerëz kjo tingëllon e habitshme, por ai ndjehet mirë.

“Kam gjashtë fëmijë të rritur, por hobi im është argëtues për të gjithë familjen”, thotë Lamb. Amerikani tha se ka dëshirë që edhe vdekjen e vërtetë ta përjetojë para televizorit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version