Site icon Telegrafi

Chrysler sfidon Teslan me këtë mini-furgon elektrik (Foto)

Në fillim të vitit të ardhshëm, kompania amerikane do ta prezantojë në një aktivitet për risi teknologjike, modelin e saj elektrik.

Pacifica është mini-furgoni elektrik, me të cilin Chrysler do të sfidojë makinat e prodhuara nga Tesla dhe do të hyjë në tregun e këtyre veturave të kërkuara, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë me gjerësi të bollshme, ka vend për familje dhe bagazh, ndërsa mund të lëviz për 321 kilometra me vetëm një mbushje.

Mediet që merren me automobilizëm, i kanë dhënë këto informata si dhe fotografitë se si do të duket ky EV. Megjithatë, nuk dihet nëse Pacifica do të hyjë në prodhim, apo të mbetet vetëm në fazat konceptuale.

Për këtë do të mësohet gjatë muajit janar, pak para se të nisë Detroit Auto Show. /Telegrafi/

Exit mobile version