Telegrafi

“Chrysler” sërish ngriti nivelin e prodhimtarisë

Bashkimi me Fiat-in e shpëtoi "Chrysler"-in nga kolapsi total, duke i mundësuar që të lirohet nga brendet që i prodhonin humbje dhe të dalë nga procedura falimentuese.

Qeveria amerikane paraprakisht siguroi mbështetje për shpëtimin e "Chrysler"-it prej disa miliardë dollarëve.

Kompania sërish hapi katër fabrika në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), dy në Kanada dhe një në Meksiko.