Telegrafi

Chrysler do të mbyllë uzina të tjera

Chrysler, deri pak kohe pjesë e koncernit Daimler, ka në SHBA rreth 12 uzina montimi.

Prodhuesit amerikanë të automobilave duhet t`i prezantojnë qeverisë amerikane planet e risktrukturimit, në mënyrë që të marrin ndihmat shtetërore prej miliardash.

Pasi demokratet në Uashington ranë dakord me një grup të vogël republikanësh opozitarë, për të arritur një kompromis në çështjet e paketës koniukturore, presidenti Barack Obama kërkoi personalisht të aprovohen propozimet e tij.

Ekonomisë do i mungojë 1 biliardë dollarë, nëse qeveria nuk do të marrë masa të guximshme, i shkruante Obama ithtarëve të tij me anë të një e-maili. /dw/